Dimension HR
Invest in People
Invest in People
Dimension HR po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vakant HR GENERALIST për një nga klientët e saj, një kompani e specializuar në dizanjinim e aplikacioneve fianciare.
DETYRAT E POZICIONIT
Rekrutimi dhe seleksionimi:
Identifikimi, reklamimi, intervistimi, vlerësimi dhe përzgjedhja e kandidatëve potencialë për pozitat e lira në kompanin tone;
Menaxhimin e dokumentacionit të personelit, të dhënave, kontratave të punës dhe çështjeve të tjera të administratës së burimeve njerëzore
Trajtimi i mosmarrëveshjeve dhe konflikteve mes punonjësve dhe menaxhimit në mënyrë konstruktive dhe të drejtë.
Te merret me organizime te staff retreat, me organizim te panaireve apo dhe evenimete te tjera te percaktuara nga kompania;
Marrëdhënie me punonjësit:
Ndihma dhe mbështetja e punonjësve në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të tyre në vendin e punës.
Planifikimi i përfitimeve dhe pagesave:
Zhvillimi i programeve të pagesave dhe të përfitimeve që tërheqin dhe ruajnë punonjësit e kualifikuar
Përkujdesja e punonjësve:
Sigurimi i një mjedisi pune të sigurtë dhe të shëndetshëm dhe mbështetje për punonjësit në çështje të marrëdhënieve të punë
Monitorimi i ligjeve dhe rregulloreve:
Sigurimi që kompania të ndjekë dhe të respektojë ligjet dhe rregulloret në fushën e burimeve njerëzore.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Të ketë 3 vjet eksperiencë pune në këtë fushë.
Të njoh kërkesat e një kompanie Fintech për staf pune.
Të analizojë pagat në treg për pozicione të ndryshme që ka nevojë një kompani Fintech.
Të ketë njohuri dhe te dije të menaxhojë kanalet sociale.
Preferohet të ketë njohuri në përpilimin e dokumentave dhe mbarëvajtjen e tyre për procese prokurimi.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «HR GENERALIST»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Më njofto për pozicion të ngjashëm
Trajnim: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore Në muajin Mars, DIMENSION zhvillon trajnimin e rradhës me temë “Menaxhimi i Burimeve...
Aplikoni për këtë pozicionDimension HR po kërkon të rekrutojë një SENIOR RECRUITMENT SPECIALIST për një nga klientët e saj, lider në industrinë FMCG. DETYRAT...
Aplikoni për këtë pozicion