Dimension HR
Invest in People
Invest in People
DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant MARKET RESEARCH SPECIALIST, për një kompani të madhe që operon në fushën e Real Estate dhe shërbimeve akomoduese në industrinë e turizmit
DETYRAT E POZICIONIT
· Zhvillimi i kërkimeve periodike sipas kërkesave (AdHoc);
· Monitorim i vazhdueshëm i projekteve të konkurrencës dhe njoftimi në kohë reale mbi zhvillimet përkatëse në treg dhe industri;
· Kërkimi dhe gjetja e bashkëpunëtorëve potencialë për zhvillimin e biznesit brenda dhe jashtë Shqipërie;
· Përgatitja e prezantimeve të ndryshme lidhur me Real Estate, Hospitality dhe fusha lidhur me to;
· Përgatitja e raportimeve lidhur me aktivitetet marketing;
· Bashkëpunimi me providers për realizimin e kërkimeve të tregut dhe kërkimeve marketing (mystery shopping, UA survey, etj);
· Caktimi i fushës së kërkimit për të cilat kompania mund të ketë nevojë për më shumë informacion;
· Mbledh, regjistron dhe analizon të dhënat duke përdorur metoda tradicionale dhe moderne për mbledhjen e tyre;
· Prezanton rezultatet dhe konkluzionet e kërkimit tek palët e interesuara;
· Përdor rezultatet e kërkimit për të përpiluar raporte;
· Bashkëpunon me skuadra të tjera, grupe pune, kompani partnere dhe institucione;
· Kupton objektivat e biznesit dhe harton sondazhe/pyetësorë për të zbuluar perspektivën e preferencave të klientëve.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë në një nga degët e Ekonomikut.
Eksperienca: Të ketë eksperiencë në kërkime tregu dhe marketingu minimalisht 2 vite.
Aftësitë:
· Të ketë eksperiencë në përdorimin e teknikave kërkimore;
· Aftësi shumë të mira të menaxhimit të situatave;
· Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
· Aftësi në menaxhimin e një sërë detyrave njëherazi;
· Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe asaj angleze.
· Përbëjnë avantazh gjuhët e tjera;
· Njohje e avancuar e programeve kompjuterike Excel dhe PowerPoint;
· Aftësi për të punuar nën presionin e afateve të ngushta dhe volumit të punës;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt MARKET RESEARCH SPECIALIST
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Më njofto për pozicion të ngjashëm
Dimension HR po kërkon kandidatë për pozicionin e Menaxherit të Marketingut për një nga klientët e saj, i cili operon në industrinë e...
Aplikoni për këtë pozicionDimension HR on behalf of its client, a successful company in Albania in the field of Real Estate and accommodation services...
Aplikoni për këtë pozicionConference Sales Executive Shkoder ALLAN LLOYDS, s.r.o. Information about the position Go to http://careers.allanlloyds.com Place of work: Shkoder, Albania Salary...
Aplikoni për këtë pozicionNe emer te një kompanie te njohur në sektorin e ndërtimit me nje experience prej 25 vjetesh ne treg, Dimension...
Aplikoni për këtë pozicionOn behalf of a multinational corporation specializing in electrical and digital building infrastructure, a global leader in electrical and digital...
Aplikoni për këtë pozicionJob position: Marketing Manager The ideal candidate for this position will be responsible for representing the company’s brand as effectively...
Aplikoni për këtë pozicion