Dimension HR
Invest in People
Invest in People
Dimension HR po kërkon të rekrutojë një SENIOR RECRUITMENT SPECIALIST për një nga klientët e saj, lider në industrinë FMCG.
DETYRAT E POZICIONIT
– Koordinon me drejtuesit e departamenteve për të identifikuar nevojat e punësimit dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në baze të afateve të përcaktuara;
– Harton dhe përditëson databazë të saktë të pozicioneve vakante;
– Identifikon kandidat të kualifikuar dhe potencial përmes kanaleve online, si: LinkedIn dhe rrjeteve të tjera profesionale;
– Harton përshkrimet e punës në bashkëpunim me drejtuesit dhe kryen publikimin e tyre sipas standarteve të kompanisë;
– Përpilon listat e kandidatëve më të përshtatshëm duke vlerësuar CV-të, portofolat dhe referencat e tyre;
– Identifikon teknika të ndryshme për procesin e intervistimit dhe metoda vlerësimi;
– Identifikon, zhvillon dhe promovon element të ndryshëm për të krijuar fushata rekrutimi ose pjesëmarrje në panaire të rëndësishme;
– Identifikon trendet e fundit të industrisë;
– Dërgon ofertat e punësimit dhe informon kandidatët për listën e dokumentacionit;
– Informon dhe koordinon për datat e punësimit të kandidatëve midis drejtuesve dhe specialisteve te BNJ;
– Ndjek të gjithë procesin administrativ të rekrutimit, intervistat, teste apo prezantime të ndryshme duke u bazuar në profilet e kërkuara;
– Dokumenton komentet e intervistave dhe vlerësimet e ndryshme të elementeve të përdorur në procesin e rekrutimit;
– Përgjegjës për identifikimin dhe bashkëpunimin me agjensitë e rekrutimit kombëtare dhe ndërkombëtare.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë e Arsimit të lartë/ Bachelor (Ekonomik/ Ligjor/ Menaxhim i Burimeve Njerëzore);
Eksperienca: 5 vjet përvojë të përgjithshme në fushën e burimeve njerëzore, (3 vite në fushen e rekrutimit);
Aftësi:
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri të mira të MS Word, Excel dhe PowerPoint;
· Aftësi të mira në përdorimin e rrjeteve sociale profesionale (Linkedin, Talent Solutions, si një burim aktiv i kandidateve).
· Përvoja me punësimin ndërkombëtar është një avantazazh;
· Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
· Aftësitë vendimarrëse;
· Aftësi të menduarit kreativ dhe analitik;
· Aftësitë të menaxhimit të kohës dhe stresit.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «Senior Recruitment Specialist»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Më njofto për pozicion të ngjashëm
Dimension HR po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vakant HR GENERALIST për një nga klientët e saj, një kompani e specializuar në...
Aplikoni për këtë pozicionTrajnim: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore Në muajin Mars, DIMENSION zhvillon trajnimin e rradhës me temë “Menaxhimi i Burimeve...
Aplikoni për këtë pozicion