Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Specialist i Rekrutimit dhe Trajnimit (zëvendësim për leje lindje)
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti i Rekrutimit dhe Trajnimit mbështet drejtuesin e Burimeve Njerëzore në procesin e identifikimit dhe punësimit të kandidatëve të kualifikuar, duke i krijuar një eksperiencë pozitive në përmbushjen e nevojave aktuale dhe të ardhshme të punësimit në kompani.
Procedon me aplikimet e punonjësve të rinj, i siguron informacion punonjësit në lidhje me rregulloren e brendshme, politikat dhe procedurat.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Harton dhe përditëson data-bazën e saktë të pozicioneve vakante duke u mbështetur në kalendarin e rekrutimeve;
• Përgjegjës për publikimin e vendeve vakante;
• Identifikon kandidatë të kualifikuar dhe potencial përmes kanaleve online si: LinkedIn dhe rrjeteve të tjera profesionale;
• Identifikon teknika të ndryshme për procesin e intervistimit dhe metoda vlerësimi;
• Identifikon, zhvillon dhe promovon elementë të ndryshëm për të krijuar fushata rekrutimi ose pjesëmarrje në panaire të rëndësishme;
• Përpilon listat e kandidatëve më të përshtatshëm duke vlerësuar CV-të, portofolin e punimeve dhe referencat e tyre;
• Ndjek të gjithë procesin administrativ të rekrutimit, intervistat, teste apo prezantime të ndryshme duke u bazuar në profilet e kërkuara;
• Dokumenton komentet e intervistave dhe vlerësimet e ndryshme të elementeve të përdorur në procesin e rekrutimit;
• Përgjegjës për prezantimin e kushteve të punës dhe për prezantimin e kompanisë;
• Informon punonjësit në lidhje me listën e dokumentave që duhet të dorëzojnë;
• Përgatit letrat e ofertave të punës dhe kryen komunikimet përkatëse;
• Koordinon me specialistin e Administrimit & Raportimit në lidhje me datat e fillimit për të gjithë punonjësit e rinj;
• Përgjegjës për krijimin e një ‘database’ trajnimi dhe përditësimin e saj në çdo fazë;
• Koordinon me specialistin e Administrim & Raportimit që të nënshkruhen kontratat e amortizimit të trajnimit për çdo punonjës;
• Organizon trajnimet për stafin e ri dhe atë ekzistues duke u organizuar me departamentet përkatëse. Kujdeset që çdo detaj të pasqyrohet në planin e trajnimit të dedikuar për çdo punonjës;
• Dërgon informacionin e nevojshëm tek Drejtuesit e Departamentit për punonjësit e rinj, trajnimet, lëvizjen e punonjësve dhe për çdo problematikë tjetër që lidhet me Burimet Njerëzore;
• Kujdeset për implementimin e kalendarit të aktiviteteve dhe koordinimin e publikimeve në rrjetet sociale të kompanisë nëpërmjet departamentit marketing;
• Koordinon regjistrimin e kandidatëve në Institucionin NAREA dhe dorëzimin e të gjithë dokumentacionit për aplikimin e licensimit; Kujdeset që punonjësit pa eksperiencë në real estate të marrin kualifikimin/ trajnimin si ekspertë të pasurive të paluajtshme;
Eksperiencat e punës:
• Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
• Eksperienca e punës në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh.
Aftësi të tjera:
• Të ketë kryer arsimin e lartë, Fakulteti Ekonomik;
• Të ketë njohuri të mira të programeve të paketës ‘Microsoft Office’;
• Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze;
• Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi të shkruar, verbal dhe ndër personal;
• Të ketë aftësi të mira prezantimi.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
https://balfinrealestate.zohorecruit.eu/jobs/Careers/40978000001842001/Specialist-i-Rekrutimit-dhe-Trajnimit-z%C3%ABvend%C3%ABsim-p%C3%ABr-leje-lindje-?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 15/08/2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Më njofto për pozicion të ngjashëm
Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe...
Aplikoni për këtë pozicionBalfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe...
Aplikoni për këtë pozicionBalfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe...
Aplikoni për këtë pozicionRE/MAX ACE pjesë e rrjetit më të madh imobiliar në botë RE/MAX po kërkon të rekrutojë konsulente për ndërmjetësim të...
Aplikoni për këtë pozicionPowered by WhatsApp Chat