Identifikohu

Nuk keni një llogari? Regjistrohu tani

Fjalekalim i humbur?

Regjistrohu

Politikë Informimi

Politikë Informimi për aplikantët/ kandidatët lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale

DIMENSION nëpërmjet kësaj platforme garanton siguri dhe konfidencialitet për sa i përket përpunimit të të dhënave tuaja personale.

Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës, nga kompania punëdhënëse.

Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga DIMENSION). Kjo vlen veçanërisht për konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale.

Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj).

Të dhënat e administruara në profilin tuaj, nuk aksesohen nga DIMENSION por vetëm nga punëdhënësi, ku ju kryeni aplikimin.

Të dhënat do të ruhen në sistem për sa kohë profili juaj të jetë aktiv. Profili do të jetë aktiv për 1 vit nga momenti i aplikimit të fundit të kryer nga ana juaj. Pra nëse nuk kryeni asnjë aplikim për një vit, profili do të kalojë në statusin joaktiv dhe të dhënat do të fshihen automatikisht.

Nëse kandidati ka ndonjë pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t’i drejtohet DIMENSION në adresën e emailit [email protected].

Gjithashtu ju mund të kërkoni, nëpërmjet këtij kontakti, në çdo kohë që të dhënat tuaja të fshihen.

Një informacion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web.