Identifikohu

Nuk keni një llogari? Regjistrohu tani

Fjalekalim i humbur?

Regjistrohu

Rreth Nesh

Albania Jobs është portali më i ri në tregun online të punësimit në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqip-folëse. Albania Jobs është ideuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë punëkërkuesve dhe punëdhënësve dhe të mundësojë ndërveprimin më të mirë të kërkesave dhe ofertave në tregun e punës.

Albania Jobs u konceptua nga kompania Dimension HR, pas shumë viteve eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore, duke njohur tregun, potencialet dhe problematikat e Burimeve Njerëzore në Shqipëri.

 

Çfarë ofron Albania Jobs për punëkërkuesit?

  • Mundësi të shumta punësimi, trajnimi, internshipi etj
  • Këshilla të ndryshme dhe Edukim karriere
  • Krijimin e një profili profesional me të dhëna
  • Ngarkimin e CV në profilin tuaj
  • Aplikime për punë nëpërmjet Albania Jobs
  • Historikun e aplikimeve të dërguara
  • Hapësirë virtuale për të komunikuar online me kompanitë
  • Njoftimin me email për mundësitë e reja që publikohen
  • Shtimin e rrjetit tuaj profesional
Çfarë ofron Albania Jobs për punëdhënësit?         
  • Rekrutoni kandidatë në mënyrën më efikase të mundshme
  • Gjeni profesionistë nëpërmjet shfletimit të aplikimeve
  • Hapësirë virtuale për komunikimin online me punëkërkuesit
  • Mundësi për promovimin e kompanisë, shërbimeve, njoftimeve të punës etj
  • Fushata marketing të dedikuara
  • Njoftime me email për aplikimin e kandidatëve
  • Mundësi për depozitimin e aplikimeve të dërguara në një database
  • Menaxhimin e CV-ve
  • Statistika
Pse Albania Jobs?
  • Postime pune falas dhe premium: Postoni një numër të pakufizuar të vendeve të lira të punës.
  • Talent Marketplace: Postoni vende pune dhe prezantohuni me mijëra talente
  • Shumëllojshmëri pozicionesh: Nga full-time dhe part-time, tek internship, freelance, vullnetarizëm dhe me kontratë.
  • Shumëllojshmëri vendndodhjesh: Mundësi punësimi në të gjitha qytetet dhe shtetet shqip-folëse.
  • Përputhshmëri midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve: Mundësi për të shfletuar aplikimet dhe për të gjetur talentin, idetë dhe aftësitë më të mira profesionale.
  • Network Profesional: Zgjeroni rrjetin tuaj për të gjetur më shumë kandidatë ose punë përmes postimeve në Albania Jobs.