Nona Chain është zinxhiri më i madh i bar kafe, restorante, ‘’fast food’’, gatime tradicionale dhe kreperi, me vendodhje në pikat kyçe të Tiranës dhe bregdetin e jugut, për të qenë pranë çdokujt që dëshiron të ndjejë shijen e vërtetë dhe shumëllojshmërinë e ushqimeve të preferuara.
Nona Chain operon prej 6 vitesh në tregun shqiptar, me një klientelë që zgjerohet e bëhet çdo ditë më besnike. Ne vijojmë të zgjerohemi në këtë industri që është gjithnjë e më shumë konkurruese dhe në çdo hap tonin përmirësojmë shërbimet për t’i ofruar më të mirën klientëve tanë që janë bërë pjesë e jona gjatë gjithë këtyre viteve. Nona Chain ka në fokus cilësinë e produkteve që ofrojmë çdo ditë për klientët. Brandet kryesore tonat janë:
· Lavazza Coffee Shops ndodhen në qendrat tregtare më të mëdha në Tiranë. Kafenetë Lavazza sigurojnë një atmosferë të ngrohtë, mikpritje tipike italiane dhe shërbejnë kafenë më të mirë në të gjitha format e saj të shumta.
· Ulliri frymëzuar nga pasioni për të sjellë gjithmonë risi. Gjithçka e zgjedhur me dashuri dhe përkushtim, për të ofruar eksperiencën më të mirë të kuzhinës në restorantet tona. Tashmë jo vetëm në qëndrën tregtare TEG dhe në zemër të Tiranës por dhe në Jug me njësinë Ulliri Palasë.
· NONA Plot Me Gjona është një koncept i vetë-shërbimit të kuzhinës tradicionale, i vendosur në qendrat tregtare më të mëdha në Tiranë për të ofruar eksperiencën më të mirë të kuzhinës tradicionale.
· Vila Yamato me një venddodhje strategjike në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, solli për herë të parë kuzhinën japoneze në Tiranë. Duke pasur cilësinë dhe standardin si fjalë kyçe të punës së tij, Yamato ruan gjithmonë emrin e mirë dhe klientelën e përzgjedhur.
· Nazar Beach aty ku arkitektura e stilit Boho, atmosfera premium dhe elegante, njohuritë ndërkombëtare në manaxhim dhe shërbimi me cilësi të lartë janë atributet që e dallojnënga gjithë të tjerët në Shqipëri. Frymëzuar nga natyra dhe në harmoni të përsosur me të, si dhe për të ofruar rehati maksimale dhe energji pozitive për pushuesit, në plazhin e Nazarit.
· Koko është një kafene dhe pastiçeri, pozicionuar në qendrat tregtare më të njohura në Tiranë. Duke sjellë për klientët produktet më të mira të ëmbëlsirave dhe shumë specialitete të tjera, Koko është tashmë një nga destinacionet e preferuara për të konsumuar kafe dhe për të shijuar ëmbëlsirat më të shijshme.
· Pizzeri Maradona e hapur në dhjetor 2022 me shijen unike të pizzave italiane dhe një shërbim korrekt e cilësor nga stafi jonë për tu ndjerë si në shtëpinë tuaj.
· BKT Catering Duke filluar nga muaji Tetor 2022 kompania “Nona” mbulon ushqimin e stafit të zyrave qendrore për “BKT.” Shërbimi që ofrohet është i llojit catering i përsosur dhe kuruar në çdo detaj, ku elementët kryesorë që zotëron janë: produkti dhe cilësia. Ne ofrojmë shërbime që mbështeten te nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë.
Powered by WhatsApp Chat