Dimension po kërkon të rekrutojë një MENAXHER I MARRËDHËNEVE TË BIZNESIT për një institucion mikro-financiar të rëndësishëm në vend.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Identifikon mundësi te reja biznesi dhe prezanton zhvillimin e modelit të biznesit tek partneret potencial.
Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me partnerët, biznese që shesin produktet/shërbimet e tyre më këste.
Përgjegjës për zhvillimin/rritjen e portofolit të partnerëve, mbajtjen e sa më shumë pikave aktive si dhe kontraktimin e partnerëve të rinj.
Prezanton/sugjeron produktet dhe shërbimet e kompanisë tek çdo partner, në përshtatje me kërkesat dhe nevojat e partnerit.
Trajnon stafin e shitjes së partnerit me qëllim nxitjen e shitjeve të produkteve/shërbimeve të kompanisë, dhe sigurohet që procesi i shitjes bëhet konform prodecurave në fuqi.
Monitoron çdo ditë rezultatet e shitjeve me patnerët dhe merr masa për partnerë që nuk performojnë, me qëllim përmbushjen e targetave të vendosura nga supervizori.
Në bashkëpunim me departamentin e marketingut, ndihmon partnerin me zgjidhje praktike për të rekalmuar mundesinë e shitjes me këste.
Menaxhon problematikat ose ankesat e partnerit në lidhje me shërbimin e kompanisë.
Kërkesa/ Eksperienca:
Aftësi të shkëlqyera shitjeje
Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhenie me partnerët
Disiplinë dhe aftësi për të punuar i pavarur
Dëshirë për të punuar në terren
Aftësi për të punuar nën presionin e arritjes së rezultateve
Eksperiencë të mëparshme në shitje, preferohet mbi 2 vjet
Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « MENAXHER I MARRËDHËNEVE TË BIZNESIT »
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.