Zhvillimi i Aftësive të Menaxherit/ Supervizorit

Në muajin prill, DIMENSION zhvillon trajnimin me temë “Zhvillimi i Aftësive të Menaxherit/Supervizorit”

Ky trajnim synon t’i pajisë pjesëmarrësit me aftësi praktike të supervizionit/menaxhimit që secili prej tyre mund t’i përdorë kur drejton dhe menaxhon ekipin e tij.

Trajnimi është krijuar për: drejtorët, drejtuesit e departamenteve, menaxherët, supervizoret dhe të gjithë individët që janë ose do të menaxhojnë/mbikëqyrin të tjerët dhe ata që duan të rrisin efektivitetin e tyre menaxherial/mbikëqyrës.

Deri në fund të këtij kursi, menaxherët dhe supervizorët do të jenë në gjendje të:

  • Prioritizojnë me besim detyrat dhe kohën në baza individuale dhe ekipore
  • Identifikojnë dhe zbatojnë një stil lidershipi të përshtatshëm për organizatën dhe ekipin e tyre, për të komunikuar në mënyrë efektive dhe për të nxjerrë në pah më të mirën në stafin etyre
  • Angazhojnë anëtarët e ekipit dhe ndërtojnë një mjedis produktiv në vendin e punës
  • Merren me sfidat që dalin në menaxhimin e një ekipi, duke përfshirë: motivimin e anëtarëve të ekipit, trajtimin e anëtarëve të vështirë të ekipit, zgjidhjen e konflikteve dhe mundësimin e ndryshimit
  • Të udhëheqë një ekip teksa kapërcen në mënyrë krijuese barrierat për arritjen e qëllimeve të ekipit
  • Të ndihmojë në rekrutimin, përzgjedhjen dhe futjen e anëtarëve të ekipit dhe menaxhimin e performancës së tyre.

Rreth trajnimit:

Trajnimi do të zhvillohet në fund të muajit prill. Cdo pjesëmarrës do të pajiset me certificate, në fund të trajnimit.
Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë (4 orë në ditë).

*Datat dhe oraret janë fleksibël sipas kërkesës të pjesëmarrësve.

Kontakt:

Nëse jeni të interesuar për të qënë pjesëmarrës në këtë trajnim mund të na kontaktoni: [email protected] ose në numrin tone të telefonit: +355692046320

Njihu më shumë me Dimension HR: www.dimensionhr.al

Ju Mirëpresim!